Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Thellohet bilanci tragjik në Itali, 627 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19/ Thellohet bilanci tragjik në Itali, 627 viktima në 24

Italia tashmë është e para në botë për numrin më të madh të viktimave me COVID-19, duke ia kaluar kështu dhe Kinës, vendit ku u shfaq për herë të parë koronavirusi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetët 627 persona, duke e çuar shifrën totale në 4032 viktima në 4 javë. Ndërsa 4670 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke e çuar kështu numrin total të infektuarve 37.860.

Shumica e vendeve të botë janë në gjendje të jashtëzakonshme, teksa shifrat e të prekurve apo viktimave me koronavirus po shtohen gjithnjë e më shumë. Në Itali kanë mbërritur për ndihmë dhe staf mjekësor nga Kina, teksa janë shprehur se “masat nuk janë mjaftueshëm të rrepta”.

Të fundit