Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Tjetër rekord negativ në Itali, 475 viktima në 24 orë

Italia vijon të regjistrojë shifra dramatike me jetë të humbura nga koronavirusi. Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi se ishin regjistruar të paktën 475 viktima brenda 24 orëve.

Numri total i personave që kanë humbur jetën ka shkuar ndërkohë në 2978 viktima. Lajm i mirë është fakti se është rritur numri i personave të shëruar nga sëmundja, pasi tashmë janë 4025 pacientë të rikuperuar.

Megjithatë, situata vijonë të jetë dramatike në një tjetër aspekt, të infektuarit kanë shkuar në 35 713 persona. Lombardia është rajoni me shifra rekord të personave të infektuar, me plotë 17 713 të infektuar, ku deri më tani 1959 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 3488 persona janë shëruar.

2257 persona janë në terapi intensive. Në total deri më tani në Itali janë kryer 165 541 tampone për qytetarët. Me gjithë masat e marra nga qeveria italiane, përmirësimi i situatës duket ende larg.

Të fundit