Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Ushtria në rrugë për ‘izolimin’ e banorëve në shtëpi, mbyllen bizneset, si u zgjua Tirana sot

Forcat e Policisë dhe ato Ushatrake kanë zbarkuar në terren prej ditës së djeshme për të mos lejuar lëvizjet e panevojshme të qytetarëve në të gjithë vendin, dhe për kontrolle të detajuara, si masë përforcuese për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, i cili deri tani ka shkaktuar një viktimë dhe 15 të infektuar.

Po ashtu, një thirrje e vazhdueshme ka shkuar për të gjithë ata që kanë ardhur nga Italia ose Greqia ditët e fundit që të vetëkarantinohen në shtëpi për 14 ditë, në të kundërt nëse kapen në rrugë do të gjobiten me 5 mijë euro.

Po ashtu, në kuadër të masave për parandalimin e virusit të ri janë mbyllur tashmë të gjitha baret, restorantet, pub-et, palestrat dhe aktivitetet kulturore dhe argëtuese.

Me një vëzhgim nga rrugët në qendër të Tiranës, fotot e mëposhtme japin panoramën se si u zgjua Tirana sot, me rrugët bosh, pa qarkullimin e automjeteve dhe me kalimtarë të pakët, shumë prej tyre të pajisur me maska mbrojtëse.

Të fundit