Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Veç fluturimeve, pezullohen edhe udhëtimet në rrugë detare me Italinë

Pas anulimit të 10 fluturimeve me veriun e Italisë, autoritetet shqiptarë kanë vendosur të pezullojnë udhëtimet edhe në rrugë detare me shtetin fqinj.

“Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se:

Ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut;

Ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.

Të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbrita e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapitaneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjencitë Detare për zbatimin e këtij kufizimi për mjetet e transportit detar nga portet e sipër përmendura, deri në një njoftim të dytë”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Të fundit