Flash News

KRYESORE

COVID-19. Von der Leyen thirrje vendeve anëtare: Rrisni prodhimin e pajisjeve mjekësore

Presidentja e Komisioniet Europian, Ursula von der Leyen u kërkon vendeve antëre të rrisin prodhimin e pajisjeve mjekësore për t`i ndarë ato brenda vendeve të bllokut. Von der Leyen tha se asnjë vend nuk ka aftësinë të prodhojë vetë atë çka i nevojitet për të trajtuar pacientët në luftën kundër koronavirusit.

“Duke prodhuar më shumë, duke i mbajtur ato në Bashkimin Evropian dhe duke i shpërndarë me njëri-tjetrin ne mund të mbrojmë punonjësit tanë shëndetësorë, pacientët dhe të ndalojmë përhapjen e virusit”, tha Von der Leyen në një video mesazh të postuar në Twitter, shkruan Euroneës.

Ndërsa numri i pacientëve të infektuar me virus në Evropë rritet, disa shtete anëtare kanë ndërmarrë veprime individuale për të kufizuar eksportin e rezervave të furnizimit mjekësor. Franca kërkoi maska për fytyrën në fillim të marsit. Në të njëjtën kohë, Gjermania ndaloi eksportin e të gjitha pajisjeve mjekësore.

Komisioni Evropian gjithashtu do të nisë një sistem të përbashkët të prokurimit publik me vendet anëtare për kompletet e testimit dhe ventilatorëve të frymëmarrjes. Shërbimi shëndetësor në Itali ka pasur një fluks më të madh se sa kapacitetet të personave që kanë pasur nevojë të shtrohen në spital.

Të fundit