Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Yuri Kim: SHBA fond deri në 100 milionë dollar për të ndihmuar vende si Shqipëria

COVID-19/ Yuri Kim: SHBA fond deri në 100 milionë dollar për

Me një mesazh në Tëitter, Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, njoftoi se “Amerika ka premtuar deri në 100 milion dollar për të ndihmuar miqtë si Shqipëria dhe të tjerë, për të luftuar COVID-19”.  Yuri Kim shprehet se “kjo bazohet në një ndihmë të gjerë që do të ndihmojë për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do ta kapërcejmë së bashku kët, si gjjithmonë. Jemi dhe me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja, e cila lidhur me mesazhin e saj shpërndan një deklaratë të USAID.

Në deklaratën e thuhet se “Qeveria amerikane njoftoi në 2 mars një angazhim prej 37 milion dollarësh nga Fondi i Rezervës së Urgjencës për Sëmundjet Infektive për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për 25 vende të prekur nga koronavirusi i ri COVID-19”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e USAID.

Ndërkohë, më tej, shtohet se fondet janë “para të qeverisë amerikane të angazhuara nga premtimi deri në 100 milion dollar të shpallur nga Departatamenti Amerikan i Shtetit në 7 shkurt 2020”, thuhet në njoftim, ndërsa u bëhet thirrje donatorëve të tjerë për të dhënë kontribut për të shtuar fondet.

Ndërkohë, më tej në deklaratën e USAID përmenden dhe 25 vendet e para që do të përfitojnë nga këto fonde, që sipas deklaratës “janë vende me përparësi të lartë”. Ndër vendet përfituese janë: Iraku, Afganistani, Kenia, Taxhikistani, Filipinet, Turkmenistani, Zambia, Bangladeshi, Tajlanda, Vietnami etj, ndërsa Shqipëria nuk përmendet.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1240990945396559875

Të fundit