Flash News

KRYESORE

COVID-19, Zvicra rrit masat e sigurisë: Shqipëria në listën e kuqe; nga 20 gushti qytetarët shqiptarë karantinim 10-ditor ose gjobë

COVID-19, Zvicra rrit masat e sigurisë: Shqipëria në listën

Zvicra ka shtuar masat anti- Covid, duke rikthyer karantinën për një listë vendesh, të cilat sipas autoriteteve përbëjnë një rrezik të lartë për përhapjen e koronavirusit.

Në listën e vendeve, qytetarët e të cilave pritet t’i nënshtrohen karantinës 10-ditore në rast se vendosin të udhëtojnë derjt shtetit zviceran, është edhe Shqipëria.

Përmes një njoftimi, autoritetet zvicerane bëjnë me dije se është i detyrueshëm karantinimi i të gjithë atyre personave të cilët kanë kaluar kohë në një nga këto zona me rrezik të lartë të infeksionit, pavarësisht se mund të keni një test me rezultat negativ për infektimin.

Po ashtu, qytetarët e ardhur nga jashtë, duhet të njoftojnë brenda 2 ditëve mbërritjen në kantonin përkatës, ose në të kundërt karantina do të jetë e plotë 2 javore. Në rast se personat në fjalë nuk karantinohen atëhere gjoba do të jetë 10 mijë franga.

Regjimi i ri do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, 20 gusht 2020. Ndërkaq, autoritetet zvicerane theksojnë se lista e shteteve do të azhurnohet rregullisht në përputhje me situatën epidemiologjike.

“Kërkesa e detyrueshme e karantinës nuk vlen për pasagjerët e tranzitit që kanë kaluar më pak se 24 orë në një vend ose zonë me një rrezik të rritur të infeksionit. Përjashtime të mëtejshme përcaktohen në nenin 4 të Urdhëresës Covid-19 mbi Masat e Transportit Ndërkombëtar të Pasagjerëve”, thuhet më tej në njoftim.

Lista e shteteve që përbëjnë zonë rrezikshmërie për përhapjen e COVID-19 sipas qeverisë zvicerane është:

  • Shqipëria
  • Andorra
  • Argjentina
  • Armenia
  • Aruba
  • Bahamas
  • Bahrein
  • Belgjika
  • Belize
  • Bolivia
  • Bosnja dhe Herzegovina
  • Brazil
  • Kape Verde
  • Kili
  • Kolumbia
  • Kosta Rika
  • Republika Domenikane
  • Ekuador
  • El Salvador
  • Esvatini
  • Ishujt Faroe
  • Gjibraltar
  • Guam
  • Guatemala
  • Honduras
  • India
  • Irak
  • Izrael
  • Kazakistan
  • Kirgizstan
  • Kosova
  • Kuvait
  • Luksemburg
  • Maldives
  • Malta
  • Meksika
  • Moldavia
  • Monako
  • Mal i Zi
  • Namibia
  • Maqedoni e Veriut
  • Palestina
  • Oman
  • Panama
  • Peru
  • Katar
  • Rumania
  • Sint Maarten
  • Afrika e Jugut
  • Surinam
  • Ishujt ”Turks dhe Caicos”
  • SHBA (përfshirë Puerto Riko dhe ishujt virxhinia amerikane)

Të fundit