Flash News

KRYESORE

COVID-i 'detyron' mbledhjen e Samitit të Ballkanit, Rama thirrje liderëve për daljen nga kriza: Bashkëpunim, jo politizim

COVID-i 'detyron' mbledhjen e Samitit të Ballkanit, Rama thirrje

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në samiti rajonal i liderëve të Ballkani Perëndimor, i mbledhur on-line ditën e sotme për të forcuar bashkëpunimin rajonal ekonomik me qëllim daljen nga situata e vështirë të cilën krijoi pandemia e COVID-19.

Në Këshill morën pjesë kryeministri Rama, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti,  presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,  presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski,  Kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje dhe Hercegovina Zoran Tegeltija, ndërsa Mali i Zi u përfaqësua nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.

Ndërkaq, në fjalën e tij në takimin virtual të liderve, organizuar nga Këshilli Atlantik, Rama ka theksuar se nevojitet bashkëpunimi i të gjitha palëve për daljen nga situata e krijuar.

"Është e rëndësishme ta bëjmë këtë edhe unë angazhohem, i ftoj të gjithë kolegët ta mirëpresin këtë dhe mbështes këdo që e ka thënë këtë. Aq lehtë sa e bëjmë kur jemi te Këshilli Atlantik, ky format është shumë i lehtë. Nëse ju këshilli Atlantik dhe të tjerët që janë prezent, BE, etj, nëse do të na bashkoheshit do të ishte më shumë ndihmë, që të ecim më shpejt dhe nuk duhet të dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi, sepse kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit. Duhet ta kalojmë këtë periudhë pandemie se së bashku", është shprehur kryeministri Rama.

Të fundit