Flash News

KRYESORE

COVID-i 'hyri' radhë politikës, Skënder Brataj u bën prognozën rasteve të 3 deputetëve të infektuar; çfarë thotë për kryebashkiakun Veliaj

COVID-i 'hyri' radhë politikës, Skënder Brataj u

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka paralajmëruar një rritje edhe më tepër të numrit të infektuarve në muajët që vijnë. Në një intervistë për News 24, Brataj tregon se numri i të infektuarave në zonat bregdetare është i ulët, për shkak të temperaturave të larta. Mirëpo, problem sipas kryemjekut është koha e ftohtë me ndryshimin e stinëve, pasi nuk dihet se si do të jetë situata gjatë vjeshtës dhe më tej.

“Jemi sot, dhe nuk ka një domethënie apo matje të virulencës. E kemi thënë disa herë që korriku e gushti do të kenë shifra në rritje. Ky virus nuk pyet se sa i zoti je, apo se sa i shëndosh je. Nga sasia dhe virulenca e tij, do të shfaqet dhe sëmundja. Pjesa më e madhe e të sëmurëve shfaqin forma të lehta. Vera e këtij viti s’ka qenë shumë e shëndetshme. Në zonat bregdetare ka një numër më të ulët, pasi dhe temperaturat janë më të larta. Ne frikësohemi kur na ndodh neve personalisht, pasi ka ende persona që nuk besojnë ende. Ata mendojnë të kenë të njëjtin ide. Nuk mund të themi se ka mbaruar akoma vala e parë. Në vjeshtë do të vijë gripi, dhe se dimë se si do të jetë situata”, ka thënë Brataj.

Një apel mjeku ka bërë edhe ndaj personave të cilët dyshojnë se janë të infektuar apo kanë simtoma të ngjashme me ato të COVID-it. Këta persona sipas Brataj, nuk duhet të rrinë në shtëpi por të telefonojnë urgjencën dhe të bëjnë tamponin.

“Ka njerëz që kanë simptoma të ngjashme me koronavirusin, pasi mund të jenë me virozit e stinës. Ka një fashë njerëzish të tillë që frikësohen që të bëjnë tamponin, dhe ata duhet të marrin në telefon. Nuk duhet të rrimë në banesë, nëse nuk jemi mirë. Vihet në rrezik jeta juaj dhe e të tjerëve. Dëmtimi i mushkërive nga COVID është më shumë dëmtim i enëve të gjakut. E nxjerrin jashtë loje atë pjesë të mushkërisë”, është shprehur ndër të tjera Brataj.

Një koment kryemjeku e ka patur edhe për deputetët e Kuvendit të infektuar me COVID. Referuar infektimit të Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi, Brataj shprehet se këto janë raste të ardhura dhe jo të shpërndara brenda Kuvendit.

“Në kuvendin e Shqipërisë mendoj se COVID-19 është sjellë, dhe jo që është shpërndarë. Një i infektuar aty me maskë në Kuvend, mund të infektojë, por jo të gjithë sallën. Pasi distanca ka qenë e madhe, në një sallë të madhe”, pohoi Brataj.

I pyetur nëse dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kishte marrë në telefon pranë 127 për të kërkuar që t’i bëhej tamponi, kreu i Urgjencës i është shmangur një përgjigje direkte, duke theksuar se nuk ishte në dijeni të këtij fakti.

“Se di se vijnë shumë thirrje, rreth 2500 thirrje. Mund të ketë pasur kontakt dhe me mjekun e familjes. Këshillohet që ekipi të shkojë në banesën e personave që kanë shenja të tilla”, ka deklaruar Brataj.

Të fundit