Flash News

KRYESORE

“COVID-i ka hyrë në Kryeministri, po mbahet e fshehur”

“COVID-i ka hyrë në Kryeministri, po mbahet e fshehur”

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka denoncuar shfaqen e rasteve me COVID-19 në Kryeministri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shprehet se moszbatimi i protokolleve në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, është modeli më i shëmtuar që mund tju jepet qytetarëve të vendit.

Ish deputeti demokrat hedh dyshime se rastet me COVID në Kryeministri po mbahen të fshehta, ndërsa për të fajësohen qytetarët e “e pabindur”.

“Cfarë ndodh kur COVID-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?

Kush e ka përgjegjësinë për këtë?

Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total”, shkuran Spahia.

Të fundit