Flash News

KRYESORE

Credins Bank dhuron ndihma ushqimore për familjet në nevojë me rastin e festës së Kurban Bajramit

Credins Bank dhuron ndihma ushqimore për familjet në nevojë me

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Credins Bank i është gjendur pranë familjeve në nevojë në qytetin e Cërrikut nëpërmjet ndihmave ushqimore dhe të tjera.

Në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët myslimanë, por dhe për të gjithë shqiptarët, Credins Bank me nismën e saj solli gëzim për çdo familje në nevojë në këtë zonë, por edhe në shumë rrethina të zonës së Tiranës.

Sipas këshillueses së klientëve së degës Elbasan, Rodinela Palloshi kjo nuk është hera e parë:

"Zgjodhëm zonën e Cërrikut për të shpërndarë këto pako ushqimore në mënyrë që edhe ata të gëzojnë në këtë ditë që është festa e Bajramit. Banka Credins bashkëpunon dhe solidarizohet për tu ardhur në ndihmë shumë familjeve në nevojë. Bëhen takime të shpeshta dhe merr iniciativën për të shpërndarë këto pako e ndihma të tjera."

Credins Bank ka bashkëpunuar vazhdimisht me institucione të ndryshme kombëtare, duke ju ardhur në ndihmë familjeve të varfra, në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Të fundit