Flash News

KRYESORE

Cristiano Ronaldo gëzoi shqiptarët, ja gjesti që bëri në Shkup

Në festën e organizuar para fillimit të sfidës së Superkuoës së Europës në stadiumin e Shkupit ku Real Madrid mposhti Manchester United me rezultatin 2-1, mungoi qoftë edhe një element shqiptar pavarësisht se në Maqedoni shqiptarët janë faktor shtetformues.

Por pavarësisht kësaj, të paktën futbollistët e Real Madrid nuk janë larguar nga stadiumi “Filip i 2” pa bërë me duar shqiponjën dy-krenare. Në një moment një vajzë e vogël i kërkon “galaktikëve” të bëjnë shenjën identifikuese të kombit tonë dhe një nga të parët që i është përgjigjur pozitivisht është Cristiano Ronaldo. Vajza e vogël e cila ishte e shoqëruar nga nëna e saj me siguri është ndjerë e lumtur nga gjesti i madrilenëve.

 

Të fundit