Flash News

KRYESORE

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë ndaj Breshias, Sarri: Juvja në evolucion

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë ndaj Breshias, Sarri: Juvja në

Në ndeshjen e pestë, Cristiano Robaldo u ndal. Ylli i Juventusit nuk figuron në listën e të grumbulluarve për takimin e nesërm në Breshia kundër ekipit vendas në orën 21:00.

“Cristiano ka një problem të vogël në pjesën e brendshme të kofshës”, deklaroi trajneri Maurizio Sarri, në konferencën për shtyp.

Tekniku shtoi se ai ka për qëllim të që jetë i kujdesshëm dhe të shmangë problemet me dëmtimet.

“Që të kemi vazhdimësi është e rëndësishme për ne tani. Por ka edhe gjëra të tjera të rëndësishme për ti marrë në konsideratë. Unë nuk dua të rrezikoj që të kem dëmtime. Breshia më la një përshtypje të mirë, ka shumë punë pas dhe është një ekip i rrezikshëm, që ka entuziazëm. Debutimi i Balotelli-t mund t’u japë atyre një shtysë më shumë. Kjo është një ndeshje me rrezik”, tha tekniku i “Zonjës së Vjetër”. Sarri shtoi se ai sheh një Juventus në evolucion.

Të fundit