Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çrregullimet e gjumit, sinjal alarmi për këto probleme shëndetësore
Grekët e lashtë e quanin nevojën për gjumë si një domosdoshmëri dhe dhuratë që perëndia Hypnos, i biri i errësirës dhe i natës dhe vëllai i vdekjes, ia bënë dhuratë njeriut. Gjumi është ndër mundësitë e pakta që i jepen organizmit për t’u rigjeneruar dhe rimarrë energjitë për të nesërmen. Dy janë funksionet kryesore të tij, termorregullacioni (ruajtja e një temperature konstante) dhe furnizmi me energji. Studime të ndryshme kanë provuar që ata persona të cilët vuajnë pagjumësinë, kanë defiçite të kujtesës dhe humbje të përqendrimit çka i bën ata të jenë në vështirësi gjatë gjithë kohës për faktin se nuk arrijnë dot të memorizojnë. Nga ana tjetër një gjumë i mirë na bën ne të kemi një imunitet më të fortë dhe të jemi të mbrojtur ndaj sulmeve që bëjnë agjentët e jashtëm mjedisor.
Megjithatë duhet theksuar se gjumi është shumë individual. Nëse një person mund të quajë gjumë të mirë vetëm 5 orë fjetje në natë, e cila plotëson nevojat e tij, dhe të nesërmen ai është në gjendje të kryejë të gjitha aktivitetet pa asnjë lloj deficiti, dikujt tjetër i dalin dhe nuk i teprojnë 7-8 gjumë që supozohet të jetë dhe periudha kohore më e domosdoshme që i duhet çdo individi për të plotësuar nevojën e organizmit me energji.
Ka njerëz që edhe shqetësohen nga ky fakt dhe thonë “Çfarë ndodh me mua që fle vetëm 5 orë gjumë?!” Në fakt, ai ka fjetur gjatë gjithë jetës vetëm 5 orë dhe arrin t’i bëjë gjërat shumë mirë. Kjo pra tregon që secili ka individualitetin e vet edhe ndaj reagimeve të orëve të gjumit. Idealja është që ne të plotësojmë nevojat tona pavarësisht se sa orë gjumë bëjmë. Çrregullimet e gjumit janë disa, por ne mund t’i klasifikojmë në katër lloje: 1-Insomnia (pagjumësia), është ai lloj i çrregullimit të gjumit i cili presupozon orare shumë të kufizuara të gjumit.
Nëse më lart vlerësuam që njeriu duhet të flejë deri në 7 orë gjumë, personat me pagjumësi ankojnë që këto orë gjumi i kanë shumë të reduktuara. Mund të bëjnë dy ose 3 orë gjumë në natë, ndërkohë që ka të tjerë që referojnë se nuk flenë dot fare gjatë gjithë natës. Insomnia ndodh në periudha shumë të shkurtra kohore, por nëse do të ndodhte për një kohë të gjatë, do të çonte në problematika shumë serioze të shëndetit, ose do të ishte paralajmëruese për një sëmundje që do të vendosej më pas. 2-Hipersmonia, (gjumë i shtuar) është një tjetër çrregullim i cili bëhet problem duke na kufizuar nga shumë veprimtari gjatë ditës. Por hipersomnia nuk bëhet problem vetëm për personin, por edhe për aktivitetin e tij okupacional gjë që “sjell faturën” në shoqëri. Njerëz të tillë nuk mund të punojnë pasi ndjehen gjatë gjithë kohës të përgjumur. 3-Parasomnitë, janë një tjetër çrregullim, ku personi edhe pse mund të bëjë orë gjumi, këto orë i ka cilësisht të dëmtuara.
Pra, si sasi orët janë të mjaftueshme, por cilësia e tyre është e prishur. Këta persona ankojnë tmerre të natës, ëndrra të cilat i zgjojnë herë pas herë shumë të frikësuar, megjithëse mund të bien përsëri në gjumë dhe ta rimarrin veten, ngrihen përsëri nga këto lloj ëndrrash. Vazhdimisht ankojnë se nuk janë të ngopur me gjumë. 4-Çrregullimet e ritmit gjumi-zgjim. Është tamam ajo shprehja kur natën e bën ditë dhe ditën e bën natë. Këta persona nuk flenë dot natën, dhe përgjatë gjithë ditës janë të përgjumur./Arjana Rreli, mjekja psikiatre pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor nr.3.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38