Flash News

KRYESORE

 ‘Ç’të të thotë vëllai ty, më pyet sikur jemi në kafe’, Tahiri flet pas seancës në gjyq: Besoj shumë te drejtësia ime

 ‘Ç’të të thotë vëllai ty, më

Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë seancën për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën për në datën 19 shtator. Pas seancës të sotme, Tahiri është pritur nga gazetarët, të cilët i kanë drejtuar disa pyetje.  Duke u shprehur i bindur për pafajësinë e tij, Tahiri theksoi se procesi ndaj tij është i montuar politikisht.

“Jo pa shkak kam dhënë dorëheqjen nga mandati. Jo pa shkak kam hezituar t’i përgjigjem akuzave të gënjështërta të prokurorisë. Unë akuzohem që jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa policë. Ju e patë vetë që kur kam shkuar në detyrë kanë denoncuar me emër dhe mbiemër Habilajn, i kanë denoncuar dhe ky procedim ka nisur nga policët”-deklaroi Tahiri.

Çfarë do bëni nësë dënoheni? Si është puna me një montim që ju flisni gjithë kohën?, ishin pyetjet e një gazetari për ish-ministrin

Tahiri: E ke bërë këtë pyetje si për kafe ç’të të thotë vëllai. Unë do përgjigjem, por po them se nuk i shkoj historisë nëse do dënohem sepse besoj te e vërteta ime, te ajo që patë ju, te drejtësia. Procesi ndaj meje është fallco. Unë besoj aq shumë te drejtësia ime.  Nuk kam asnjë shtëpi, asnjë tokë, asnjë makinë”- tha Tahiri.

 

 

 

Të fundit