Flash News

KRYESORE

Çudia shqiptare, koha kur nuk kishte trena, po kishte avionë...

Vitet 20-30-të ishin vitet kur shqipëria kishte një “lulëzim” të transportit ajror. Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi, poston në facebook një shënim të shkurtër për kohën kur Shqipëria kishte avionë dhe jo trena. Sipas tij , “Në vitin 1938 revista “The Sphere” e përshkruante kështu aviacionin shqiptar:  “Shqipëria e ka kapërcyer epokën e zhvillimit të hekurudhave, por aeroporti i Tiranës gjallon nga avionët e udhëtarëve, shumica të administruar nga italianët, që ulen e ngrihen çdo ditë. Tani për tani, vendi nuk ka avionët e tij, por qeveria planifikon të blejë disa në të ardhmen e afërt.”

Kam lexuar se në vitin 1925, Shqipëria kishte katër linja të brendshme ajrore, shërbim që realizohej nga një shoqëri gjermane dhe kushtonte katër napolona për fluturim. Një fluturim nga Tirana në Korçë zgjaste 55 minuta!”

Sot, pas 80 apo 90-ësh, në shekullin XXI, Shqipëria nuk ka as trena e as transport hekurudhor!

Të fundit