Flash News

KRYESORE

Çudia/Nuk e shkarkoi në kulmin e "kanabizimit", por a shkeli ligjin Rama për "lirimin" e drejtorit tani?

Çudia/Nuk e shkarkoi në kulmin e "kanabizimit", por a

Edhe pse Haki Çako duhej ta kishte dhënë vite më parë dorëheqjen e tij, për shkak se në vitet 2015-2016, kur ai ishte në detyrë, Shqipëria u “gjelbërua” me kanabis nga skaji në skaj dhe skafet vërshonin me drogë drejt Italisë, teksa radarët fikeshin dhe policia “nuk dinte” gjë”, është një paradoks i madh që ankthi i Ramës për ta shkërkuar atë, mund ta ketë bërë kryeministrin që të shkelë ligjin.

Një gjë të tillë e pretendon studiuesi i arkivave Kastriot Dervishi, që shkruan në rrjetin social facebook:

Këshilli i Ministrave vendosi dje me një vendim qarkullues të ndërpresë mandatin e drejtorit të Policisë së Shtetit. ish drejtorit i mbeteshin edhe 2 vjet nga mbarimi i mandatit të nisur në vitin 2015. Në njoftimin e dhënë u falënderua drejtori i “policisë që duam” për “kontributin, angazhimin, përkushtimin” dhe “drejtimin me profesionalizëm” të Policisë së Shtetit, si dhe u motivua kjo lëvizje për një shpejtësi më të mirë të ekipit të rendit dhe sigurisë në vend. Sipas nenit 13/3 të ligjit nr.108, datë 31.7.2014 “Për Policinë e Shtetit”, mandati i drejtorit të Policisë së Shtetit është 5-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Kësisoj, çdo shkarkim i drejtorit të Policisë së Shtetit, para mbarimit të mandatit, duhet të jetë i motivuar për shkelje të rënda të detyrës ose për paaftësi. Në të kundërt është akt i paligjshëm dhe mund të goditet në gjykatë. Nuk njihen shkarkime për çështje shpejtësie sepse këtë "parametër" nuk e njeh ligji. Ne jetojmë në një vend ku lajmi policor është “bukë edhe gjellë”. Nuk gjen kund në botë si policia jonë, e detajshme në dhënien e lajmeve ordinere pa pikë rëndësie, por e paqartë për mënyrën si u ndryshua drejtori i saj.

Të fundit