Flash News

KRYESORE

Çudira nga Miranda Rira, kryebashkiakja e Përrenjasit ngushton rrugën nacionale, shoferët e furgonave përleshen me policinë ...

Çudira nga Miranda Rira, kryebashkiakja e Përrenjasit ngushton

Çudirat e Miranda Rirës nuk mbarojnë. Pak javë më parë kryebashkiakja e Përrenjasit, që përfaqëson LSI-në, deklaroi se ka nisur rikonstruksioni  i qendrës së Përrenjasit, por sot, pas disa javëve duhet të vesh duart në kokë, kur shikon masakrën që ka ndërtuar.... Nuk dihet se me çfarë arkitektësh e urbanistësh i ka bërë projektet Rira (me siguri janë pjesë e farefisit të saj të punësuar ose jo në Bashki), por të arrish deri aty sa të ngushtosh rrugën nacionale, kur ke gjithë atë hapësirë që e kanë zënë tregtarët ambulantë, të bësh disa trotuare, skandalozë që as dy vetë nuk i nxe të ecin krah për krahu, apo të lesh gjithë ato dyqane e kioska që e kanë kthyer Përrenjasin në një fshat kaotik, kjo është skandalzoe. Rira nuk e ka kuptuar mirë parrullën e Enverit, “Ta bëjmë fshatin si qytetin”,  apo “qytetin si fshatin”.  Përrenjasi është një udhëkalim kombëtar e ndërkombëtar dhe rruga nacionale për në jug kalon në aty dhe nuk duhet të ishte kopetencë e saj ngushtimi apo zgjerimi i rrugës. Kryeministri Rama duhet të marrë urgjentisht në dorë fatin e këtij qyteti e kësaj rruge dhe të anulojë atë projekt skandaloz dhe të ofrojë një qasje tjetër më funksionale dhe më të këndshme.

Sot Rira ka urdhëruar policinë bashkiake që të ndalojë hyrjen e furgonave në Përrenjas, me pretekstin se “po rikonstruktohet rruga”.

Sipas dëshmive nga ky qytet, policë të ngarkuar me misionin e tyre  “që në hyrje të qytetin nuk duhet te lejohej asnje furgon apo autobuz të punojë, kjo si pasojë se qyteti është në rikonstruksion e sipër”.  Nga gjendja e rënduar me dhjetra drejtues mjetesh kanë protesuar, madje janë gjobitur për arsye të mosbindjes së urdhërit nga efektivët e policisë Prrenjas. Qytetarë të ndyshëm kanë dhënë për mendimin e tyre për këtë çështje, duke fajësuar kryetaren e bashkisë Prrenjas Miranda Rira.

“Gabimi i rëndë i kryetares së bashkisë, nuk është një punë e mirë, përkundrazi e ka prishur më keq seç ka qenë Prrenjasin. Ka ngushtuar rrugën kryesore edhe unë si kalimtarë jam në dorë të Zotit sepse kam hall se më shtyp ndonje makinë si nga krahu majtas por edhe nga krahu djathtas. Unë i uroj jetë të gjatë Mirandës por po merr në qaf këta shofer të shkretë që mbajnë me bukë familjet e tyre” ka shtuar banori i cili është banues në Rrajcë.

Irritimi i policisë Prrenjas kundër drejtuesve te mjeteve te transportit publik është e përsëritur, në shumicës e rasteve ka rezultuar edhe me përleshje midis tyre. Policët shprehen se janë urdhëruar, ndërkohë të njënjtën përgjigje japin edhe shoferët e furgonave edhe autobuzave, duke fajësuar sipas tyre kryetaren e bashkisë për këtë problem.

Të fundit