Flash News

KRYESORE

Çudit Ambasada Gjermane në Tiranë, çfarë kërkon të thotë me këtë foto?

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka habitur me foton që ka zgjedhur për faqen zyrtare të “Facebook”-ut.

Si foto kopertine, ambasada ka vendosur disa tela të bërë ‘lëmsh’ me njëri-tjetrin, një pamje shumë zakontë në kryeqytetin shqiptar. “Pamje nga Tirana”, shkruhet mbi këtë foto dhe ambasada thekson se është stafi gjerman autor i saj.

Faqet e ambasadave shpesh herë përzgjedhin foto të peisazheve të bukura nga vendet e tyre ose të vendit pritës, me qëllim promovimin, dhe jo një katrahurë të tillë.

E vështirë është të mendohet se kjo përzgjedhje e gjermanëve është diçka e rastësishme, asgjë nuk është rasti në diplomaci, pas çdo veprimi fshihet një mesazh, por për ta zbuluar se për çfarë behet fjalë ndoshta duhet të presim disa ditë.

Të fundit