Flash News

KRYESORE

Çuko dhe Ndoka pas hekurave, reagon ish-Ministri i Drejtësisë: 'Peshqit e ngordhur' nuk jua lajnë dot zhulin

Çuko dhe Ndoka pas hekurave, reagon ish-Ministri i Drejtësisë:

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit të dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Ai thekson se me arrestime “peshqësh të ngordhur” nuk mund të justifikohen mosarrestimet e përbindëshve të krimit!

Për Manjanin, ata që duhet të japin llogari janë zhdukësit e provave të dëshmitarëve, fabrikuesit shtetërorë të provave, koncensionarët që pastrojnë paratë e qeveritarëve, grabitësit e pronës e pasurive publike dhe marrësit e borxhit publik, etj.

“Jo vetëm me dy, por me një qamet standartesh është sjellja zyrtare e Rilindasve! Kur flasin dhe për drejtësi, të hapin barkun! Ndërkohë ata vetë e kanë shkelë ligjin me të dy këmbët”, mendon Manjani.

Statusi i plotë:

Me arrestime “peshqësh të ngordhur” nuk mund të justifikohen mosarrestimet e përbindëshve të krimit!

Nuk jua lan dot zhulin burgosja as Arben Ndokës e as Arben Çukos, të cilët duhet të ishin arrestuar kohë më parë, meqë ra fjala.

Trafikantë droge, bashkëpunëtorët e tyre në shtet, penguesit e drejtësisë, zhdukësit e provave e dëshmitarëve, fabrikuesit shtetërorë të provave, koncensionarë që pastrojnë paratë e qeveritarëve, grabitës të pronës e pasurive publike, marrësit e borxhit publik, pa harruar aspak dhunuesit e kushtetutës që duan të falin hapësirën detare Greqisë për 1 milion Euor, etj si këto janë ende të lirë...

Jo vetëm me dy, por me një qamet standartesh është sjellja zyrtare e Rilindasve!

Kur flasin dhe për drejtësi, të hapin barkun! Ndërkohë ata vetë e kanë shkelë ligjin me të dy këmbët.

E kanë shkelë shumë më rëndë se ato që arrestuan sot për ti hedhë hi syve publikut.

Skandalet që priten të bëhen publike nuk mund ti sfumojnë me këto arrestime...

Zullumi është trashur shumë

Të fundit