Flash News

KRYESORE

Çuli i paqartë për “Teatrin”: S’ka vullnet politik për të ndërtuar një të ri

Çuli i paqartë për “Teatrin”: S’ka vullnet

Drejtori i teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është shprehur në emisionin “Repolitix”, se partitë politike nuk kanë shfaqur kurrë interes për teatrin. Për arsyen se Rama po tregon interes, Çuli deklaron se duhet lejuar ta shembë dhe të ndërtojë një të ri në të njëjtin vend të rrethuar me 6 kulla biznesi.

"Unë nuk besoj në asnjë qeveri. Mua më lidh me Ramën, Veliajn dëshira për të bërë sa më mirë për Teatrin, nuk jam njeri politik, por sindikalist. E kam betejë sepse mbaj një peshë të jashtëzakonshme pjesën e një ndërtimi të një teatri të ri Kombëtar. Duam, s'duam duhet të pranojmë 30 vjet, për çdo qeveri vëmendja e tyre për Teatrin ka qenë '0'. 30 vjet nuk kam parë aktiv asnjë nga intelektualët që të shkruajnë fjalë për teatrin. Nëse këta do ishin aktiv, do kishin dhënë mendime të pjekura do kishin të drejtë morale, por sot po futen futen thjesht për të kundërshtuar Ramën. Nuk shoh vullnet politik që të ndërtojnë një teatër të ri. I vetmi është që të ndërtojnë një teatër të ri aty ku është", deklaroi Çuli.

Të fundit