Flash News

KRYESORE

“Çuna, mos hani më fara”, gazetarja Anila Hoxha publikon videon: U përgjova nga policia, kur intervistoja ‘Babalen’

Gazetarja kronikë në Top Channel, Anila Hoxha ka publikuar një video në të cilën tregohet se ajo është përgjuar, kur mundohej t’i merrte një interviste Albert Veliut, i njohur si ‘Babalja’ për emisionin ‘Open’.

Në një statusi në Facebook, Hoxha ironizon duke u bërë thirrje agjentëve të policisë që të trajnohen më mirë dhe te mos qendrojne me grumbull, duke ngrene fara.

"E kam ditur dhe e kam thene gjithmone qe cunat e vezhgimit, infiltrimit , agjentet civile e ku e di une kane nevoje urgjente per trajnim. Ketu jam une me Babalen duke e bindur per interviste , por qe isha shume e qarte se une dhe ai nuk ishim vetem…

  • Cuna ate canten krahe qafe hiqeni se zbuloheni qe pertej qe jeni police!
  • Mjaft duke ngrene fara!
  • Mos qendroni grumbull!
  • Mos beni sikur po degjoni nje barsalete dhe syte i keni gjetke!

Perqafime", shkruan Hoxha ne 'Facebook'.

‘Babalja’ ishte personazhi kryesor i audio-përgjimit me Agron Xhafën, ku fliste për të për pazare drogë. Aktualisht, Veliu ndodhet në Belgjikë ku ka aplikur për azil politik.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/EqpS1fh1SBJ4ShUfdce1_22_87ee4a1132936a8d5966691bbd544e94_video_360p_converted.mp4"][/video]

Të fundit