Flash News

KRYESORE

Çupi për Ramën: Sa herë vihet në vështirësi nga zullumet, gjen një shteg për të dalë

Çupi për Ramën: Sa herë vihet në vështirësi

Deputetja demokrate e Dibrës, Dhurata Çupi shprehet se Edi Rama kur vihet në vështirësi nga zullumet gjen gjithmonë një shteg për të dalë. Këtë herë, sipas saj, këtë e bëri me Rrugën e Arbërit.

Sipas Çupit, Rama nuk ka parashikuar asnjë qindarkë për rrugën e shumëpritur nga dibranët e të premtuar shumë herë nga Rama.

“Rama sa herë vihet në vështirësi ku të fusë kokën nga zullumet e tij , e gjen një shteg për të dalë. Kësaj radhe e bëri përmes rrugës së Arbrit.

Miq !!

Sa herë që kryeministrit i duhet të tërheqë vëmendjen nga mega-skandalet e tij hedh një shashkë në opinionin publik. 

Kësaj radhe na foli për nisjen e punimeve të rrugës së Arbrit. Do të ishte një lajm shumë i mirë po të ishte i vërtetë sepse kryeministri që flet me megafon nuk ka parashikuar asnjë qindarkë për rrugën e shumëpritur nga dibranët e të premtuar shumë herë nga Rama”, shkruan Çupi.

Të fundit