Flash News

KRYESORE

Cutillo: Shqipëria ka potencial të kthehet në portë hyrëse për Ballkanin

Cutillo: Shqipëria ka potencial të kthehet në portë

Ditën e sotme, teksa foli gjatë Forumit të Biznesit Shqipëri-Itali ambasadori italian Alberto Cutillo, vuri theksin te reforma në drejtësi, e cila sipas tij është mjaft e rëndësishme tërheqjen e më shumë investimeve të huaja. Cutillo u shpreh se Shqipëria ka potencialin të kthehet në portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor.

“Reforma presim që të tërheq më shumë investues. Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do të mbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet”, deklaroi ambasadori.

Po ashtu dhe kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria ka një mënyrë të të jetuarit si dy pika uji me Italinë, me ndryshim; taksat e ulëta në vendin tonë dhe burokracinë. 

Të fundit