Flash News

KRYESORE

CV-ja e ‘çuditshme’ e deputetit të PS-së, shkollën e lartë e ka kryer 23 vite pasi ka përfunduar gjimnazin

Deputeti Rrahman Rraja është një deputet rishtar i Partisë Socialiste, por jo sa i takon angazhimit në politikë. Që prej ditës së djeshme, deputeti Rrahja është vënë në qendër të vëmendjes pas një ngjarje për të cilën akuzohet djali i tij.

Sa i takon diskutimeve parlamentare, Rrahja, ashtu sikundër shumë kolegë të tij, bën pjesë tek ata që ‘nuk i ndihet zëri’, dhe nëse nuk do ishte bërë publike kjo ngjarje me gjasë pak kush do e mbante mend si deputet në fund të katër viteve.

Në jetëshkrimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, Rrahman Rraja, para se të zgjidhej deputet ka qenë kryetar i Këshillit të Komunës Nikël, më pas, kryetar komune po në Nikël ndërsa në periudhën 2012-2017 ka qenë nënkryetar i Bashkisë Krujë.

Sa i takon arsimimit, në vitet 1976‐1980, Rrahja ka kryer Shkollën e Mesme Bujqësore Nikël, ndërkohë që ajo që tërheq vëmendje është periudha kur ai ka kryer shkollën e lartë, 23 vite pasi ka përfunduar gjimnazin. Në jetëshkrimin e deputetit në fjalë thuhet se në vitet 2003‐2007 ka kryer studimet në Institutin e Lartë Bujqësor, dega Inxhinieri Agrare.

Të fundit