Flash News

KRYESORE

“CV”-ja profesionale e Besnik Imerajt, ish-Gjykatësi i Kushtetueses i kallëzuar në Prokurori që ka patur në dorë dosje të bujshme

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kallëzuar sot në Prokurori ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Ai ishte dorëhequr si gjykatës i Kushtetueses më 31 janar të këtij viti, ndërkohë që KPK kishte njoftuar fillimisht ndërprerjen e vetting-ut.

Besnik Imeraj është një gjykatës që ka patur në dorë çështje të bujshme të politikës shqiptare, siç është rasti i çështjes së Lulzim Bashës, sot kryetar i opozitës, kur ai akuzohej për tenderin e rrugës Durrës-Kukës. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e trupit gjykues edhe në çështjen e Ilir Metës, sot president i Republikës, i akuzuar për video-skandalin me ish-ministrin Dritan Prifti. Çështja e parë u pushua, tek e dyta i akuzuari u shpall i pafajshëm.

Por Besnik Imeraj ishte gjithashtu njëri prej gjykatësve që votoi pro shfuqizimit të ligjit të vetting-ut, ndërkohë që Komisioni i Venecias kishte dhënë miratimin.

Ai ishte zgjedhur pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucion i ri i krijuar si rezultat i reformës në drejtësi.

I emëruar në Gjykatën Kushtetuese nga ish-presidenti Bujar Nishani, Imeraj njoftoi dy muaj më parë se ishte dorëhequr nga Gjykata Kushtetuese për arsye personale dhe shëndetësore.

Të fundit