Flash News

KRYESORE

Daçiç: Beogradi propozoi Shengenin Ballkanik se do bashkëpunim, kurse Kosova na vendos taksë

Daçiç: Beogradi propozoi Shengenin Ballkanik se do

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se Shengeni Ballkanik u propozua nga Beogradi, me qëllim heqjen e të gjitha pengesave në rajon. Ai shton se Shengeni Ballkanik duhet parë si një përpjekje e vendit të tij për t’u afruar edhe më me Kosovën, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka për qëllim pajtimin, për më tepër që nuk pranon të heqë taksën ndaj produkteve serbe 100%.

“Unë mendoj se jemi larg nga vazhdimi i dialogut, sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. Se a do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që se ka parë historia, sigurisht që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale por… Beogradi propozon Shengenin, heqjen e të gjitha barrierave kurse Prishtina vendos taksë 100 për qind.

Është plotësisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimist rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedhë situata. Në çdo rast Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”, u shpreh Daçiç për Kosovo Online.

Politikanët kosovarë më herët janë shprehur se Shengeni Ballkanik ka për qëllim që të zhbëjë taksën, e ka qenë një nga arsyet për mos ta përkrahur atë.

Të fundit