Flash News

KRYESORE

Daçiç: Katalonja njësoj si Kosova. Replikon Bushati: Gjykata Ndërkombëtare hoqi çdo dyshim mbi pavarësinë

Daçiç: Katalonja njësoj si Kosova. Replikon Bushati: Gjykata

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka replikuar me homologun serb, Ivica Daçiç, i cili krahasoi referendumin në Katalonjë me pavarësinë e Kosovës.

Bushati e konsideroi tërësisht të pavend këtë krahasim, qoftë në drejtën ndërkombëtare, qoftë në mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjen. Ai theksoi se Gjykata Ndërkombëtare në Hagë hoqi çdo dyshim mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Mbase nuk jam në lartësinë e kolegut Daçiç për të komentuar qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, por çdo krahasim i Kosovës me Katalonjën është tërësisht i pavend, sepse nuk është i bazuar as në të drejtën ndërkombëtare dhe as në mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjen. Sa i përket rasteve, nuk është hera e parë dhe besoj se çdo krahasim qoftë me Krimenë, që është duartrokitur nga i njëjti person, qoftë me Katalonjën, nuk qëndron. Mund të marr vetëm një rast që është opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare që ka hequr çdo dyshim mbi pavarësinë Kosovë”, deklaroi Bushati.

Nuk është hera e parë Ivica Daçiç mundohet të krahasojë çdo lëvizje për pavarësi në të gjithë botën me rastin e Kosovës, duke thënë se ai precedent është i rrezikshëm për shtetet. Megjithatë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga Prishtina dhe Tirana.

Të fundit