Flash News

KRYESORE

Daçiç kërkon tani marrëveshje me Kosovën: Administrata e Trump, e favorshme për Serbinë. Jo të sigurtë nëse rikthehet Joe Biden

Daçiç kërkon tani marrëveshje me Kosovën:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaron se aktualisht është momenti më i favorshëm për vendin e tij që të nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare me Republikën e Kosovës. Në një intervistë për mediat vendase, Daçiç ka theksuar se administrata e presidentit Donald Trump në SHBA është e favorshme për interesat e Serbisë, ndërkohë që shqiptarët po përpiqen të shtyjnë marrëveshjen derisa këto rrethana të ndryshojnë.

“Ajo administratë nuk ishte aq e Obama-s sesa ishte e Clinton-nit”, ka thënë Daçiç duke iu referuar mbështetjes që Prishtina kishte nga Uashingtoni deri në momentin kur në ‘Shtëpinë e Bardhë’ ishte Barack Obama.

Por ministri serb i frikësohet edhe zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA dhe një kandidimi të mundshëm të Joseph Biden nën logon e demokratëve, ish-zv/president dhe mbështetës i madh i Kosovës.

“Një tjetër pyetje është nëse rikthimi i Joseph Biden do të jetë i mirë për interesat e Serbisë”, ka deklaruar Daçiç.

Këshilltarë të presidentit Trump dhe ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe Beograd kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes brenda këtij viti, por pavarësisht mbështetjes që kanë marrë nga presidenti Hashim Thaçi, është kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, që refuzon të hapë negociatat për shkëmbim territoresh.

Të fundit