Flash News

KRYESORE

Daçiç nuk heq dorë nga ideja për ndarjen e Kosovës: Është zgjidhja e vetme

Daçiç nuk heq dorë nga ideja për ndarjen e Kosovës:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i rikthehet gjithnjë idesë së ndarjes së Kosovës, sa herë në këtë shtet hapet debati për marrëdhëniet me ish-provincën.

Në një shkrim të publikuar në ‘Blic’, Daçiç e konsideron ndarjen e Kosovës si zgjidhjen e vetme të mundshme, që do të garantonte një marrëveshje të gjatë.

“Personalisht, lidhur me dialogun me Kosovën, unë do të shoh mundësinë e asaj të cilës kam mbështetur prej vitesh me Presidentin e Serbisë. Ndarjen, ose sido që të quhet, të asaj që është serbe dhe asaj që është shqiptare. Në marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve, kjo është zgjidhja e vetme e mundshme e kompromisit të vazhdueshëm, me një status special për manastiret dhe kishat tona, si dhe për komunat serbe në jug të Kosovës”, ka thënë Daçiç.

Sipas ministrit serb, shqiptarët e Kosovës nuk duan të jenë pjesë e Serbisë, “por ne (Serbia) nuk kemi më fuqinë dhe nevojën për të luftuar sepse asgjë nuk do të arrihet nëpërmjet saj”. Daçiç theksoi se Prishtina nuk do të pranojë kurrë fuqinë e Beogradit, ndërkohë që serbët e Kosovës nuk do të bëhen pjesë e “Republikës së vetëshpallur të Kosovës” apo Shqipërisë.

Të fundit