Flash News

KRYESORE

Daçiç publikon dokumentin: Ky është vendimi i shtetit në Amerikën Jugut që tërheq njohjen e Kosovës. Prishtina: Tërheqja, nuk ekziston si koncept

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç gjatë konferencës “urgjente” ku ka folur për vendimin e autoriteteve të Surinamit për “tërheqjen e njohjes” së pavarësisë së Kosovës, ka treguar se vendimi është marrë nga Qeveria e shtetit të Amerikës së Jugut më 27 tetor. Në Serbi është prezantuar edhe një dokument ku flitet për revokimin e njohjes së pavarësisë së "Kosovës e Metohisë".

Ndërkohë në mediat serbe është prezantuar edhe dokumenti me të cilin revokohet njohja e pavarësisë së Kosovës që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar.

Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës kanë mohuar se është anuluar njohja nga Surinami duke thënë se Daçiq po shpif.

Madje ata thonë se tërheqja e njohjes as që ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare.

“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra është shpifje”, ka thënë për Gazetën Express Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit.

Ndërkaq në notën diplomatike që Misioni Diplomatik i Surinamit i ka dërguar Misionit Diplomatik të Serbisë thuhet se ky mision "ka nderin t'ia përcjellë vendimin e Qeverisë së Republikës së Surinamit për revokimin e njohjes së Kosovës e Metohisë si një shtet i pavarur".

Aty thuhet se për këtë vendim është njoftuar edhe MPJ e Kosovës.

Ish-trajneri italian i Udineses pranon të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës

Të fundit