Flash News

KRYESORE

Daçiç publikon letrën: Liberia e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Pacolli: Është lajm i rremë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka publikuar një letër të mbërritur nga Liberia, ku ai pretendon se njoftohet për tërheqjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Sipas kësaj letre, Liberia nuk do e pranojë njohjen e Kosovës për sa kohë vijojnë negociatat në Bruksel.

Por shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka mohuar deklaratat e palës serbe për tërheqjen e njohjes. Përmes një statusi në ‘Tëitter’, ai ka bërë të ditur se Qeveria e Liberisë ka konfirmuar se ky vend afrikan nuk ka tërhequr njohjen e Kosovës.

“Lajmet e përhapura në mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjeve për lajme të rreme nga kryeministri serb Ivica Daçiç.  Sapo kam folur me Qeverinë e Liberisë dhe ata më konfirmuan se Liberia nuk ka tërhequr njohjen e Kosovës”, shkruan numri një i diplomacisë kosovare.

Liberia është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, që më 30 maj të vitit 2008.

Të fundit