Flash News

KRYESORE

Daçiç ‘zbutet’ në prani të Palmer: Po mbështesim heqjen e vizave për Kosovën, jemi vëllezër

Daçiç ‘zbutet’ në prani të Palmer: Po

Në Forumin e Bled-it në Slloveni, ku në panel ishte i pranishëm edhe Matthew Palmer, i ngarkuari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç bëri një deklaratë jo të zakontë. Ai madje deklaroi se Serbia po mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Serbia po mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne gjithashtu po mbështesim edhe nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kemi nevojë për më shumë solidaritet në Ballkanin Perëndimor. Nuk ka rëndësi kush jemi, duhet të them që jemi vëllezër”, është shprehur Daçiç.

Daçiç prej kohësh në krye të fushatës diplomatike që synon tërheqjen e njohjeve nga shtetet e tjera për Republikën e Kosovës. I ngarkuari i posaçëm  i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka shprehur mbështetjen e SHBA për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Të fundit