Flash News

KRYESORE

Dade kritika të forta për Ramën: Po shkel në mënyrë flagrante demokracinë brenda partisë

Dade kritika të forta për Ramën: Po shkel në

Arta Dade, një prej figurave kryesore të së majtës në Shqipëri, akuzoi kryetarin e PS, Edi Rama, njëkohësisht kryeministër, se po shkel në mënyrë flagrante demokracinë brenda PS.

Ajo tha se shqetësim mbetet fakti që strukturave në parti nuk u merret mendimi, si në rastet e emërimeve të reja të deputetëve.

“Tashmë çdo gjë është vetëm e emëruar. Shkelen të gjitha nenet e statutit, është ndryshuar statuti në favor të rritjes së autoritetit të numrit 1.Vazhdoj të mbetem mikeshë me shumë anëtarë të PS që kanë të njëjtin shqetësim se strukturave nuk u merret mendimi në asnjë rast, as më pak kur është rasti i emërimeve të kryetarëve të bashkive apo deputetëve. Këtu kemi një shkelje flagrante të demokracisë së brendshme”, tha Dade.

E pyetur nëse kritikat e saj lidhen me ndonjë qejfmbetje personale me Ramën, Dade u përgjigj me ‘jo’. Dade theksoi se ka qenë përherë një zë kundër në grupin socialist, duke përmendur se kjo mund të ishte dhe arsyeja e largimit të saj nga partia.

 “Unë me Edi Ramën nuk kam asnjë qejfmbetje personale. Kam qenë kundërshtare dhe kam refuzuar të jem anëtare e Kryesisë për mbytjen e demokracisë së brendshme. Në mjaft elemente kam qenë ndoshta zëri i vetëm në grupin parlamentar, përveç personaliteteve që u shkëputën dhe më pas krijuan partitë e tyre. Mendoj se prandaj u largova nga grupi sepse isha një zë kundër”, tha Dade.

Të fundit