KRYESORE

Dafina Zeqiri fshin çdo postim në Instagram për të postuar foton e veshur me fustan nusërie

Dafina Zeqiri fshin çdo postim në Instagram për të postuar
Dafina Zeqiri ka fshirë çdo postim të mëparshëm në profilin e saj në ‘Instagram’, për të hedhur vetëm një foto, e cila ka marrë jo pak vëmendje. Kjo pasi në foto ajo shfaqet e veshur si nuse dhe me një shami të kuqe mbi kokë, traditë në Kosovë e njohur si kanagjegji i nuses. Fansat dhe miqtë e këngëtares kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke pyetur Dafinën se çfarë po përgatit kësaj here, megjithatë çdo gjë mbetet ende një surprizë. Në këtë stil se kemi parë asnjëherë Dafinën dhe ndoshta ky është bashkëpunimi me mamanë e saj, ish-këngëtarja e cila shumë vite më parë hoqi dorë nga muzika për të rritur e vetme vajzat e saj. Dafina e ka konsideruar këtë bashkëpunim si ndër më të rëndësishmit në karrierën e saj për shkak se mamaja e saj i rikthehet pas kaq shumë vitesh muzikës, për hir të së bijës. "Dafinë moj" titullohet kënga, e cila është dhe si titull i albumit të saj më të ri. Ngelet vetëm të presim nëse do të jetë apo jo ky bashkëpunim apo flitet për ndonjë projekt tjetër muzikor.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

 
View this post on Instagram
 

👰🏻

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

Të fundit