Flash News

KRYESORE

Daily Mail: Meghan Markle dhe Princi Harry nuk pranohen si shtetas nga Kanadaja

Pas vendimit të Meghan Markle dhe Princit Harry për t`u tërhequr nga titujt dhe për të vazhduar një jetë normale dhe të pavarur financiarisht, duke u zhvendosur në Kanada, si duket paskan nisur disa probleme për çiftin.

Të paktën këtë shkruan media britanike "Daily Mail". Sipas një artikulli që kanë publikuar, çifti nuk pranohen si shtetas nga Kanadaja.

"Si përgjigje e njoftimit të papritur të një plani të paqartë dhe evolucionar për Dukën dhe Dukeshën e Sussex (Princi Harry dhe Meghan) të transferohen në Kanada duke mbetur pjesë e Familjes Mbretërore, përgjigjja e qeverisë  së Trudeau duhet të jetë e thjeshtë dhe e përmbledhur: “JO.” Jeni të mirëpritur të vizitoni vendin, por për aq kohë sa jeni mbretër .Kanadaja nuk mund t’ju lejojë të vini të qëndroni pasi prish një tabu kushtetutuese të pashprehur.”

[caption id="attachment_352534" align="alignleft" width="1024"] JOHANNESBURG, SOUTH AFRICA - OCTOBER 02: Prince Harry, Duke of Sussex and Meghan, Duchess of Sussex attend a Creative Industries and Business Reception on October 02, 2019 in Johannesburg, South Africa. (Photo by Chris Jackson/Getty Images)[/caption]

Megjithatë, ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë arsyetim që nge "Daily Mail". Princi Harry dhe Meghan Markle, me siguri i kanë shqyrtuar mirë të gjitha mundësitë dhe pengesat përpara se të marrin vendimin dhe kurrsesi nuk mund të kenë anashkaluar një gjë kaq të rëndësishme.

Mirëpo, "Daily Mail" është një nga mediat që kanë sulmuar vazhdimisht Dukeshën e Sussex, Meghan Markle qëkur ajo është bërë pjesë e familjes mbretërore dhe mbase ky mund të jetë një nga artikujt e radhës, për të nxjerrë keq familjen e vogël të Harry-t.

Ngelet ende të merret vesh një njoftim zyrtar mbi këtë çështje në ditët në vijim.

Të fundit