Flash News

KRYESORE

Daily Mail: Monstra e ‘Loch Ness’ mund të jetë filmuar në liqenin e Prespës në Shqipëri

Daily Mail: Monstra e ‘Loch Ness’ mund të jetë filmuar

Media britanike, Daily Mail ka publikuar një video të xhiruar në liqenin e Prespës në Shqipëri ku pretendohet se shihet një krijesë gjigante, e cila është e vështirë të identifikohet. Video është xhiruar nga profesori i gjeografisë, Sima Jonoski gjatë një turi që po zhvillonte në brigjet e liqenit.

Menjëherë, Daily Mail dhe mediat e tjera britanike e kanë krahasuar këtë specie me monstrën e ‘Loch Ness’, e cila ka frymëzuar që prej vitit 1933 shumë histori, libra dhe filma.

Monstra ka marrë emrin e liqenit Ness që ndodhet në Skoci.

Gjithsesi, ashtu si video e regjistruar në Prespë edhe ato të regjistruara prej vitesh në Skoci, nuk japin një pamje të qartë nëse kemi të bëjmë vërtet me një monstër dhe nëse rastet lidhen me njëra tjetrën.

Foto të ndryshme të monstrës së ‘Loch Ness’ janë publikuar gjithnjë në tabloidet britanike. 

Të fundit