Flash News

KRYESORE

Dako akuza Albana Vokshit dhe Eduard Halimit: Mbanin poshtë shtëpisë time njeriun më të rrezikshëm të Shqipërisë

Dako akuza Albana Vokshit dhe Eduard Halimit: Mbanin poshtë

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka akuzuar deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe ish-deputetin Eduard Halimi, se kanë mbajtur pranë vetes një prej personave më të rrëzikshëm dhe më të kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Gjatë emisionit ‘Open’, ku po diskutohet ndërhyrja e bandës Avdylajt në zgjedhjet në Shqipëri në favor të Partisë Socialiste, Dako tha se zyrtarët e PD-së i kanë bërë presion në të kaluarën me persona të rrezikshëm.

“Ish-ministri i Drejtësisë i PD mbante poshtë shtëpisë time njeriun me të rrezikshëm në Shqipëri. Eduard Halimi dhe Albana Vokshi mbanin njeriun më të rrezikshëm dhe më të kërkuar të Shqipërisë”, u shpreh kryebashkiaku durrsak.

I pyetur nga gazetarët për emrin e personit të rrezikshëm, Dako u përgjigj: “PS nuk është marrë asnjëherë me emra. Ne flasim për fenomenin.”

Vangjush Dako është rivendosur në qendër të vëmendjes publike për shkak të informacioneve të reja të publikuara nga ‘Zëri i Amerikës’ dhe ‘Birn’ ku rezulton se ka patur komunikime të vazhdueshme me anëtarët e bandës së Avdylajve. Komunikimet e Dakos me Avdylajt kanë qenë të shpeshta kryesisht gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Drekë me Avdylajt/ Vangjush Dako nuk ndryshon qëndrim: Jemi burra shqiptarë, ulemi bëjmë gëzuar

Të fundit