Flash News

KRYESORE

“Dako, bankomati personal i Ramës”, Basha: Hajduti psiqik vazhdon të fshihet pas 6 kullave 200 milionë euro

“Dako, bankomati personal i Ramës”, Basha: Hajduti psiqik

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për deklaratat e Edi Ramës lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Basha shkruan në Facebook se “Hajduti psiqik vazhdon të fshihet pas 6 kullave 200 milionë euro dhe nuk i zë goja asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”.

Basha poston edhe një video ku kujton premtimin se “me Ligjin Antimafia, PD do të sekuestrojë cdo cm2 pronë publike të grabitur. Nëse shembet Teatri, me ligj do t’u vendosë minat kullave të korrupsionit”.

 

Postimi i Lulzim Bashës:

Hajduti psiqik vazhdon të fshihet pas 6 kullave 200 milionë euro dhe nuk i zë goja asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako. Kush mendon se ata janë dy e jo një e meriton talljen dhe përdhosjen si kjo që ju bën aktorëve teatërprishës! Tallja dhe përdhosja e tyre ka vetëm një qëllim: të fshehë aferën e hajdutit psiqik, 6 kulla 200 milion euro me një nga grupet më të rrezikshme shqiptaro-kolumbiano-spanjolle të drogës!

 

 

Të fundit