Flash News

KRYESORE

“Dako do thoshte se ky pallat është akullore”, Xhaferraj denoncon nga Durrësi: Godina e padëmtuar nga tërmeti u klasifikua DS3

“Dako do thoshte se ky pallat është akullore”, Xhaferraj

Kreu i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri denoncon se qeveria po abuzon me fondet e rindërtimit.

Sipas Xhaferrajt, një pallat i padëmtuar nga tërmeti rezulton e klasifikuar DS3.

“Pasojat psikologjike të asaj traume që kalojë qyteti do duhen kohë që të largohen. Mbështetja e qeverisë duhet të ishte e menjëhershme. Por në të vërtetë, mbështetja e qeverisë ishte jo vetëm shumë e vonuar, por edhe shumë e korruptuar.

Sot po tregojmë se si një godinë e padëmtuar nga tërmeti, që ndodhet në një zonë ku të gjithë durrsakët e dinë fare mirë se i ka rezistuar tërmetit të 26 Nentorit (Lagjja 1), rezulton e klasifikuar DS3.

Të gjithë kemi qënë dëshmitar të protestave të banorëve të pallateve të klasifikuar me dëmtime DS3 që kishin frikë të shkonin në shtëpi, madje as nuk hynin dot në pallat për të marrë sendet shtëpiake. Ndërkohë që sot ju ftoj të shikon këtë pallat. Kuptohet menjëherë që kategorizimi si “DS3” është bërë vetëm për të abuzuar me fondet e rindërtimit. Nga verifikimet që ekspertë të fushës i kanë bërë objektit rezulton e qartë që kemi të bëjmë me një godinë krejtësisht të padëmtuar.

Njëkohësisht, ju paraqes fakte nga godina të zonës së plazhit dhe lagjes 18, për të kuptuar se kemi të bëjmë me abuzim flagrante të fondeve të rindërtimit.

Ambasadorja Juri Kim e dinte se me cfarë qeverie të korruptuar kishtë të bënte kur kërkoi që të ngrihet një akademi transparence për fondet që akordoi komuniteti ndërkombetar. Sikurse kemi dëshmuar dhe po dëshmojmë, Zonja Kim ka pasur plotësisht të drejtë.

Me Ramën, Dakon dhe Çelën qytetarët e Durrësit janë edhe të braktisur edhe të vjedhur”, tha Xhaferraj.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/09/WhatsApp-Video-2020-09-26-at-11.41.13-AM.mp4"][/video]

 

Të fundit