Flash News

KRYESORE

Dako: Ju tregoj të vërtetën e Ndraxhit deputet, nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit

Dako: Ju tregoj të vërtetën e Ndraxhit deputet, nuk mbaj

Në përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”, tregohet se si Astrit Avdylaj kërkon që të vendosë si kandidat për deputet të PS-së, Ilir Ndraxhin. Por kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako në “Opinion” tha se asnjë nuk ka ndikuar për Ndraxhin, por tentativat për ta bërë atë socialist kanë nisur që në 2013.

“Procesi i zgjedhjes së deputetëve fillon që në vitin 2013 me Ndraxhin, të cilit i kemi kërkuar të jetë deputet i PS, nuk ka pranuar. Në 2015 i kemi kërkuar të jetë kryetar i Bashkisë së Shijakut. Nuk ka pranuar. Në vitin 2016, një miku im i ngushtë ka ardhur dhe më ka thënë kam biseduar me Ilir Ndraxhin dhe ka ndryshuar mendjen.

Dhe kam qenë unë bashkë me mikun tim të cilin ja kemi prezantuar edhe kryetarit të partisë Edi Rama. Kur u vendos deputeti mori dhenë. Deputeti i Shijakut në këtë kohë ka qenë Blendi Klosi, i cili mori detyrë tjetër, për të drejtuar qarkun e Beratit.

Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë thonë njerëzit, nëse njerëzit jashtë prezencës sime dhe bëjnë plane për të ma futur apo për të ma nxjerrë… Unë marr përsipër që në fushatën elektorale të mos ketë vjedhje votash, të mos ketë blerje votash e të mos ketë kërcënime. Të më dalë një kandidat, Agron Duka që të më thotë se kanë kërcënuar një votues”, u shpreh Dako.

Të fundit