Flash News

KRYESORE

Dako në pranga? Gazetari Dervishi: Është aq i fortë sa bëri ‘kurban’ Fatmir Xhafajn

Dako në pranga? Gazetari Dervishi: Është aq i fortë sa

Gazetari Ferdinand Dervishi nuk besoj se kryebashkiaku aktual i Durrësit, Vangjush Dako do të arrestohet. Thirrjen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Dervishi e cilëson si një taktikë të kryeministrit për të krijuar idenë se ai nuk mbron askënd para ligjit.

“Kjo shkuarje në Prokurori ka dalë pas lajmit se ai nuk rikandidohet më në Durrës. Është personazhi që hëngri edhe një ministër të Brendshëm, të paktën nga shumë gjëra që kanë dalë. Nuk besoj se kanë rënë pozitat e tij përballë Ramës, madje janë ende miq. Nuk shoh asgjë më shumë sesa historia e 21 janarit, kur nuk u arrestuan gardistët, por ndodhën arrestime me vonesë. Shoh një 'deja vu' ku ka kohë ku merren garanci se si do shkojë loja dhe në këtë rast Ramës i pëlqen të mendojë se me këtë histori po lan duart nga akuzat e mëdhaja”, deklaroi Dervishi në emisionin ‘360 gradë’.

Para prokurorëve të Krimeve të Rënda, Dako mohoi se ka bashkëpunuar me grupe kriminale për të blerë vota ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2017.

Të fundit