Flash News

KRYESORE

Dako nuk tërhiqet nga politika: “Më 1 korrik, pres një bonus nga Edi”

Dako nuk tërhiqet nga politika: “Më 1 korrik, pres një

“Komunikimi me Edi Ramën është siç ka qenë dhë nuk ka asnjë ndryshim”. Kështu u shpreh Vangjush Dako, që zbuloi se kryeministri e ka telefonuar disa herë pas publikimit të përgjimeve.

“Duhet të ndajmë miqësinë dhe punën. Drejtësia e ka punën në dorë”, përsëriti dy herë Vangjush Dako.

Kryebashkiaku i Durrësit i quajti trillime informacionet se Edi Rama është gati ta bëjë ‘kokë turku’.

Në fund, ai u shprehu dëshirën për të qenë pjesë e qeverisjes qendrore pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Do vazhdoj kontributin për PS me detyrën si anëtar i kryesisë. Unë nuk kam artikuluar asnjëherë dëshirën për të qenë pjesë e qeverisë, por jam gati pas 30 qershorit. Në asnjë mënyrë nuk do tërhiqem. Patjetër që do vijojë...”, deklaroi Dako.

Të fundit