Flash News

KRYESORE

Dako për herë të dytë në prokurori? "Nuk jam thirrur, e mësova nga portalet"

Dako për herë të dytë në prokurori? "Nuk jam

Pas lajmit se Vangjush Dako ka marrë fletëthirrje nga Gjykata e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimin e dosjes "339", ka reaguar ish-kryebashkiaku i Durrësit.

Në një komunikim me gazetaren lokale "DurrësLajm", Dako ka mohuar të ketë marrë një fletëthirrje nga Krimet e Rënda duke shtuar se nje informacion te tille e ka lexuar ne media.

"Nuk kam fletëthirrje nga Krimet e Rënda. Nuk di gjë, nga portalet e kam mësuar sepse nuk më ka mbërritur fletëthirrje nga prokuroria", është shprehur ai.

Dako është akuzuar nga opozita se ka blerë votat në Durrës në bashkëpunim me bandën Avdylaj. Madje PD i është referuar përgjimeve të dosjes 339, ku ai bisedonte me të ashtuquajturin Niçja. Për këto përgjime më herët Dako është shprehur se ai ka biseduar si me çdo zgjedhës dhe se nuk bëhet fjalë për blerje apo shitje të votave.

Në kuadër të këtij hetimi është në burg Altin Avdyli, i njohur si Niçja, i arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut të akuzuar për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

Të fundit