Flash News

KRYESORE

Dako i përgjuar/ Burime diplomatike pohojnë ekzistencën e 4 dosjeve të shërbimeve sekrete, përveç asaj që disponon opozita 

Dako i përgjuar/ Burime diplomatike pohojnë ekzistencën e 4

Opozita e ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Durrësit, njëkohësisht anëtar të kryesisë së Partisë Socialiste, se figuron i përgjuar në një dosje të shërbimeve të huaja të inteligjencës. Një burim diplomatik i tha Politiko.al, në kushtet e anonimatit, se për kryebashkiakun socialist ekzistojnë edhe katër dosje të tjera, të gjitha të shërbimeve sekrete të vendeve perëndimore.

Burimi i tha Politiko se Dako nuk ka qenë fokusi i përgjimeve, por ai ka rënë në 'rrjetë' pasi ka komunikuar me elementë të tjerë në përgjim nga zyrat e shërbimeve të huaja.

I njëjti burim siguron se një dosje është e EULEX-it në Kosovë dhe një tjetër e shërbimit sekret gjerman, por nuk specifikon shërbimet e tjera që kanë dosje për kryetarin e bashkisë së qytetit të madh, dhe një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit Rama.

Të fundit