Flash News

KRYESORE

Dako prezanton skulpturën e re në Durrës, komentuesit “i hapin sytë”: Sistemo lagjet që përmbyten, pastaj bëj art

Së fundmi, Durrësit i është shtuar në zemër të qytetit një vepër arti.

Rodoni, perëndia e lashtë mitike, mbreti i detit me kuajt e tij të pandashëm zbukuron prej disa ditësh hyrjen e shëtitores më të vizituar në qytetin bregdetar.

Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Vangjush Dako, kryebashkiaku në ikje, shkruan se nëpërmjet kësaj vepre artistike jo vetëm mobilohet hapësira publike, por synohet të zgjohet edhe mitologjia ilire.

“Koleksionit të veprave të artit në Durrës, pronë e qytetarëve të Durrësit, i shtohet kjo vepër e artistit durrsak Ilir Xhixha, e titulluar Redoni, Hyjnia e Detit dhe e Tërmeteve. Nëpërmjet kësaj vepre artistike jo vetëm mobilojmë hapësirën publike, por synojmë të zgjojmë mitologjinë ilire”, shkruan Dako, por veç komenteve pozitive, ka patur edhe nga ata që përpos artit, kërkojnë investimet më optimale, si parandalimi i përmbytjeve kur qyteti përballet me reshje intensive shiu. Kjo, pasi Durrësi është një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet.

Të fundit