Flash News

KRYESORE

Dakordësia për Reformën Zgjedhore, Basha: Sot kemi hedhur hapa përpara, garanci për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri

Dakordësia për Reformën Zgjedhore, Basha: Sot kemi hedhur hapa
Është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore duke rënë dakord nga të gjitha palët për përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje. Këshilli Politik u mblodh sërish sot pas negocimit disa ditor të  ndërkombëtarëve, që mazhoranca dhe opozita të firmosnin një  marrëveshje për Reformën Zgjedhore. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Bashës, i cili shkruan se ky është një hap përpara i opozitës për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Më tej, Basha ka thënë që opozita e bashkuar po punon për t`i kthyer qeverisjen shqiptarëve dhe la falënderuar aleatët dhe partnerët euro-atlantikë për ndihmën edhe kontributin e tyre. Postimi i plotë: Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. @pdshqiperi dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t'jua kthyer qeverisjen shqiptarëve. Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor. Lexo edhe: Basha e heq topin nga këmbët, arrihet dakordësia për Reformën Zgjedhore

Të fundit