Flash News

KRYESORE

Daliç nuk është i vetmi 'kampion' i shkarkuar nga Dinamo; historia u përsërit me një tjetër fitimtar

Daliç nuk është i vetmi 'kampion' i shkarkuar nga

“Je i shkarkuar sepse nuk e njeh futbollin shqiptar”, ky ishte pak a shumë lajkmotivi i largimit të Zllatko Daliç nga Dinamo rreth 10 vite më parë, ndonëse në media u tha se kroati kishte dhënë dorëheqjën për arsye personale.

Suksesi më Kroacinë, e cila arriti deri në finalen e Botërorit nën drejtimin e trajnerit 51-vjeçar tregoi se klubi shqiptar e kishte gabuar në vlerësimin e dhënë për të.

Megjithatë, ai nuk është trajneri i vetëm që u shkarkua nga blutë si i paaftë. E njëjta histori ndodhi edhe me trajnerin argjentinas Ramon Kabrero, i cili mori drejtimin e klubit kryeqytetas në qershor të vitit 2005, por u shkarkua pas vetëm 10 ditësh si pasojë e eliminimit nga Kupa Intertoto nga kroatët e Varteksit.

Menjëherë në drejtim të tij erdhën oferta të nga klube të ndryshme, teksa Kabrero iu përgjigj pozitivisht kërkesës së drejtuesve të Atletiko Lanus, të cilëve iu dhuroi për herë të parë një histori titullin kampion të vendit në vitin 2007.

Skuadra që ai drejton la pas gjigantët e Boka Juniors dhe River Plate, të cilët sundojnë prej shumë vitesh futbollin e shtetit të Amerikës Latine.

Suksesi i tij nuk kaloi pa u vënë re edhe nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave, i cili e shpalli argjentinasin si trajnerin e 18-të më të mirë në botë për vitin 2007, midis emrave më të mëdhenj të trajningut botëror: Anceloti, Ferguson, Venger, Kapelo, Murinjo, Mancini, etj.

Asokohe, Kabrero la pas edhe emra të mëdhenj, si Otmar Hitcfeld i Bajern Munih, Tejedor i Seviljes, Lucesku i Shakhtor Donetsk, braziliani Ziko i Fenerbahce etj.

Argjentinasi është tërhequr tashmë nga drejtimi i ekipeve të futbollit, por historia e tij dhe e Daliç tregojnë se sa jo profesionist dhe të paduruar janë presidentët e klubeve shqiptare, kur vjen puna tek rezultatet.

Nga Liridon Cecja

Të fundit