Flash News

KRYESORE

Dalin analizat, zbulohet shkaku i vdekjes "mister" të binjakëve 5 muajsh në Berat

Dalin analizat, zbulohet shkaku i vdekjes "mister" të

Zbardhet shkaku i vdekjes së bujshme të dy binjakëve 5-muajsh në Berat, të cilët mbërritën pa shenja jete mëngjesin e 26 janarit të këtij viti, në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal të këtij qyteti.

Ajo çka rezultonte mister për mjekët, pasi në trupin e foshnjave nuk kishte shenja dhune si dhe nga autopsia e kryer nuk rezultonin të helmuar, është zbuluar nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Prokuroria.

Nga përgjigjet e analizave baktereologjike, fizike e kimike pas vdekjes së dy foshnjeve 5-muajshe, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka mësuar se në trupin e tyre nuk rezultonin mbetje toksike, dhe se qumështi me kuti që përdorej për t’i ushqyer po ashtu, nuk ka pasur në përbërjen e tij elementë toksikë.

Sipas analizave të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë ka rezultuar se vdekja e dy foshnjeve 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit. Mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve-asfiksimin e foshnjeve dhe vdekjen e tyre.

Të fundit