Flash News

KRYESORE

Dalin datat kur pensionistët mund të tërheqin shpërblimin e fundvitit, ISSH: Paratë nuk humbasin nëse nuk i merrni brenda vitit

Dalin datat kur pensionistët mund të tërheqin shpërblimin e

Ka nisur shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2019, për të cilin  qeveria vendosi të 3, 000 (tre mijë) lekë për çdo pensionist.

ISSH thekson se shpërblimi nuk humbet edhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit  të fundvitit 2019, sipas grafikut të mëposhtëm:

  • në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;

    • në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;

    • në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;

    • në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;

    • në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;

    • në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

Të fundit